Djali i dëshmorit Arben Xheladini aderon në Vetëvendosje

Aktuale

Djali i dëshmorit Arben Xheladini aderon në Vetëvendosje

Nga: G.B Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:19
Arben Vitia dhe Olti Xheladini

Në Lëvizjen Vetëvendosje është aderuar Olti Xheladini, djali i dëshmorit që për Vetëvendosjen, Arben Xheladini, përcjell Bota sot.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga LVV, derisa ai është mirëpritur nga Kryetari i Qendrës Arben Vitia.

Sipas njoftimit, Olti është 17 vjeç dhe vijon mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”, derisa kanë thënë se ardhja e tij rritë energjinë e vullnetin për më shumë punë e angazhim.

Postimi i plotë:

Në zyrën e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Kryetari i Qendrës Arben Vitia mirëpriti anëtarësimin e aktivistit të ri Olti Xheladini.

Olti ka qenë pranë Lëvizjes që në vegjëli. Nuk gjendet dot një tjetër aktivist që është rritë me mendimin dhe me sytë nga Lëvizja, e cila sikur rritej bashkë me të.

Me Oltin na lidhë 10 Shkurti. Sa herë kujtojmë rrugëtimin e Lëvizjes pashmangshëm e përherë kujtojmë 10 Shkurtin 2007.

Një ngjarje përcaktuese e cila u bë gurthemel për organizatën për të mos u lëkundur kurrë, që të mos zmbrapsej asnjëherë.

Olti është djali i Arben Xheladinit, dëshmorit që ra për vetëvendosje. Rënia e Arbenit ngriti dhe forcoi bindjen se rruga jonë është e drejtë dhe e domosdoshme.

Olti është 17 vjeç dhe vijon mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ardhja e Oltit rritë energjinë e vullnetin për më shumë punë e angazhim.

Drejt fitores vendimtare. Krejt bashkë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat