Albin Kurtit nuk iu lejua mbajtja e takimit në një fshat në Drenas? Reagon Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurtit nuk iu lejua mbajtja e takimit në një fshat në Drenas? Reagon Vetëvendosje

Nga: Bota sot Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:48
Vetëvendosje në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Drenas, ka mohuar lajmin se kandidatit për kryeministër Albin Kurti, nuk i është lejuar mbajtja e një takimi me qytetarë në fshatin Tërdec.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se në agjendën e Kurtit ishte vetëm një vizitë e shkurtër disa minutëshe në fermën e Labinot Halilajt në këtë fshat.

Sipas tyre, për shkak të kohës së shkurtër, Kurti dhe shoqëruesit e tij qëndruan vetëm disa minuta atje.

“Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në të kaluarën, gjithmonë kanë filluar në Drenicë, sepse ajo çdo herë, sidomos në kohët më të vështira hapi dyert për të pritur prijësit e ndryshimeve. Kjo traditë po vazhdon edhe tani, ku dyert e drenicasve janë të hapura për ta përqafuar ndryshimin që po ndodh në gjithë Kosovën. Njëra nga këto dyer, ishte edhe ajo e fermerit, Labinot Halilaj, që mbrëmë i bëri një pritje vëllazërore Kryeministrit dhe shoqëruesve të tij. Në agjendën e Kryeministrit ishte vetëm një vizitë e shkurtër disa minutëshe në fermë. Dhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, Kryeministri dhe shoqëruesit e tij qëndruan vetëm disa minuta atje, sepse shumë qytetarë po prisnin në takimet tjera të paracaktuara në Nekoc, Polluzhë e Shtuticë”, thuhet në reagimin e VV-së në Drenas./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat