Haradinaj: Synojmë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend dhe votim fizik në përfaqësitë diplomatike

Aktuale

Haradinaj: Synojmë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend dhe votim fizik në përfaqësitë diplomatike

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:16
Hasani dhe Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj prezenton kandidaten për deputete Arbnore Hasani.

Haradinaj theksoi se Hasani ka studiuar të drejtën komerciale, bankare dhe financiare në Universitetin e Gjenevës, atje ku ajo jeton dhe vepron që nga fëmijëria e hershme.
“ Bashkëbiseduam për tema të ndryshme që preokupojnë bashkatdhetarët si dhe mundësitë që ofron Programi zgjedhor i Aleancës 2021 – 2025”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së tha se angazhimi i Arbnores do të fokusohet në disa fusha specifike, sigurimin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore të barabarta për të gjithë qytetarët, favorizimin e shkollave profesionale në Kosovë sipas modelit evropian dhe lidhjen e partneritetit të tyre me shkollat profesionale në Zvicër, ndryshimin e ligjeve në favor të investimeve që vijnë nga Diaspora, të cilat do të kenë status të veçantë.

“Së bashku synojmë po ashtu që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës si dhe përmirësimin e ligjeve zgjedhore në favor të votimit fizik të diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat