Pas mos certifikimit nga KQZ, profesori i kërkon Kurtit që të ketë kujdes

Aktuale

Pas mos certifikimit nga KQZ, profesori i kërkon Kurtit që të ketë kujdes

Nga: M.H Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:15
Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme në një mbledhje të KQZ ësht ëbërë certifikimi i partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë ceritifkim nuk arritën të certifikohen LVV dhe Nisma.

Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një shkrim në facebok ka komentuar në lidhje me ngjarjet e tfundit që po ndodhin para zgjedhjeve.

Maxharraj thotë që Kurti po vazhdon të jetë cak për të gjithë pushtetarët kjo për arsyje se është i vetmi lider i cili nuk është i korruptuar, transmeton “Bota sot”.

Profesori shprehët që edhe vendimi i KQZ-së është njëri ndër veprimet e padrejta që po I bohet Kurtit mirëpo që nuk do të arrijnë ta pengojnë, thotë Maxharraj.

Më tej, opinonisti thotë që nga vendim i KQZ, Kurti duhet të ketë kujdes të madhë për ta kaluar këtë sfidë kjo sepse edhe për shkak të ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë dhe ardhjes në pushtet të mikut të madh të shqiptarëve Joe Biden.

Postimi i plotë

Luftë speciale kundër Albin Kurtit?!

Në këto gjashtë vitet e fundit nuk ka parti në Kosovë, nuk ka lidër partish shqiptare, serbë,etj. Nuk mund ta gjesh ndonjë pushtetar që nga presidenti Hashim Thaçi e teposhtë të cilët nuk merren me kritikat kundër liderit të LVV-së, Albin Kurti. Albin Kurti të gjithë këtyre ua ka zënë rrugën sepse në krahasim me të gjithë këta, Albini është një lider pa shibla, i pakorruptuar, një lider që nuk e vjedhë dhe plaçkitë popullin e vetë, është një lider fukara, ska miliona, ska shtëpi me bazena, jeton në një banesë një dhomshe të marrë me qira, ska vetura luksoze të blinduar sikur të gjithë këta liderët e klanëve të ndryshme mafioze që i kanë hyrë luftës speciale kundër Kurtit përmes të gjitha strukturave shtetërore deri te gjykata kushtetuese thjeshtë për ta penguar që të mos vijë në pushtet, sepse ata e dinë mirë se duhet me dhanë llogari para popullit për vjedhjet dhe hajnit e tyre.

Albin Kurti i fitojë njëherë zgjedhjet bindshëm me 6 tetor 2019, e formoi qeverinë me LDK-në.

Por, lufta speciale kundër Albinit nuk ka të ndalur as tash kur jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021. I gjithë arsenali politiko mafioz i Kosovës është qu peshë përmes formave, luftës speciale dhe denigrimëve të ndryshme që ta pengojnë Alin Kurtin që t’i fitoj zgjedhjet, sepse edhe në këto zgjedhje ai është favoriti kryesor dhe se do t’i fitoj këto zgjedhje bindshëm. Dhe zgjedhjet LVV-së, me Albinin në krye do t’i fitoi bindshëm, këtë ska kush e ndal sepse populli e ka shpresën te Albini për ndryshime rrënjësore në Kosovë pas 20 vitëve keqqeverisje, vjedhje plaqkitjëve, korrupsionit etj.

Në këtë vazhdë vjen edhe vendim skandaloz i veçantë dhe i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese të cilin me “dashuri”po e zbaton KQZ e që është i ndikuar nga nëntoka e mafisë politike që të mos kenë të drejtë të kandidojnë për deputet të gjitha ata që patën probleme me ligjin në tre vitet e fundit.

Këtu është i përfshir edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili ishte i dënuar me kusht dhe jo me mbajtje me burg dënimin. Këto të dyjat nuk shkojnë bashkë, anipse juristët e padijshëm i ngatërrojnë këto sa për të krijuar huti në opinion.

Atëhërë ku ishin këto organe që tash sjellin vendime skandaloze kur është në pyetje Albin Kurti?!

Që 20 vjetë e këndej në Parlament si deputet u zgjodhën vrasës, shtisë të vrasësve, kriminel me kusht e pa kusht të cilët edhe na shisnin mend se kush janë ata. Në Parlament silleshin si kabadai, si rrugaqa që dy fjalë nuk dinin t’i flisnin. E kishin shpinën e fortë nga kupola e krimit të organizuar në krye me Thaçin, Veselin, Harajdinajn dhe Isa Mustafën të cilët e kishin kap tërë jetën institucionale duke e mbrojtë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Dhe askush nuk ua prishte tymin e duhanit, ishin vetë”bash e vetë subash”siç thotë populli.

Tashti kur po vijnë kohë tjera ne luftën kundër kapjes së shtetit dhe luftës kundër korrupsionit të cilës po i prinë lideri Albin Kurti, hijenat e mafive të strukura në errësirat e institucionëve të Kosovës po qojnë krye duke vënë pengesa dhe ndërskamca, sepse nuk po u shkojnë përshtat ndryshimëve të cilat qe sa kohë po i kërkon votuesi, po i kërkon populli.

Edhe sot gadi te gjitha institucionet në Kosovë janë të kapura, janë në shërbim të mafisë politike me të cilat po lufton Albin Kurti.

Edhe vendimi i fundite i Kushtetutes dhe i KQZ janë në shërbim të kësaj mafia e cila qëllimin e ka që të mos vihet të ndryshimet,të lufta me korrupsionin e deri te çkapja e shtetit nga këto mafi politike të cilat hala janë të gjalla, po qojnë krye.

Por,edhe se LVV dhe Albin Kurti duhet të tregoi mençuri dhe kujdes edhe për shkak të situatës politike në të cilën jemi para zgjedhjeve.

Por edhe më shumë Albin Kurti me shok duhet të ketë kujdes edhe për shkak të ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë dhe ardhjes në pushtet të mikut të madh të shqiptarëve Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat