Është certifikuar një kandidat që ka problem me ligjin, PDK vjen me një njoftim të rëndësishëm

Aktuale

Është certifikuar një kandidat që ka problem me ligjin, PDK vjen me një njoftim të rëndësishëm

Nga: N. H Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:34
Partia Demokratike e Kosovës

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se si PDK nuk kanë qenë të njoftuar nga Zyra për regjistrim të partive nëse kanë ndonjë kandidat tjetër të partisë që duhet të zëvendësohet përpos një kandidati.

“Si parti politike, ne kemi vepruar menjëherë pas njoftimit për të zëvendësuar një kandidat të PDK-së nga lista zgjedhore. Partia Demokratike e Kosovës njofton opinionin se nuk kemi qenë të njoftuar nga KGjK-ja, e as nga Drejtori i Zyrës për regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ-së, për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garoj”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të respektojë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kandidatët që nuk mund të jenë pjesë e garës zgjedhore.

Si parti politike, ne kemi vepruar menjëherë pas njoftimit për të zëvendësuar një kandidat të PDK-së nga lista zgjedhore.

Partia Demokratike e Kosovës njofton opinionin se nuk kemi qenë të njoftuar nga KGjK-ja, e as nga Drejtori i Zyrës për regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ-së, për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garoj.

Ne po shpresojmë që ky lëshim është bërë pa qëllim nga KGjK-ja dhe zyra përgjegjëse në kuadër të KQZ-së.

Për ne, vlen parimi i njëjtë tani më i konfirmuar me votën e përfaqësuesit tonë në KQZ. Kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të garojnë për zgjedhje dhe do të zëvendësohen menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat