Zyrtari i PDK-së e krahason Vjosa Osmanin me Donald Trumpin

Aktuale

Zyrtari i PDK-së e krahason Vjosa Osmanin me Donald Trumpin

Nga: A.Morina Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:47
Vjosa Osmani

U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, e sidomos kryetaren e saj, Valdete Daka.

Kritikat e Osmanit erdhën pas vendimit për mos certifikimin e listave zgjedhore të VV-së, AAK-së dhe Nismës.

Pas këtyre deklaratave të Osmanit, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Avni Bytyçi i cili përmes një postimi në Facebook, sulmin e Osmanit e krahasoi me sulmet e Trumpit në Amerikë, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së. E natyrshme, nuk mundet ajo të mbrojë një institucion kur vet ëstë pjesë e orkestrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat