Haxhiu tregon motivin kryesor për mos certifikimin e listës së LVV-së nga KQZ-ja

Aktuale

Haxhiu tregon motivin kryesor për mos certifikimin e listës së LVV-së nga KQZ-ja

Nga: A.SH Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:56
Albulena Haxhiu

Mos certifikimi i listës më kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë që të ketë ragime të shumta.

Albulena Haxhiu tani kandidate për deputete nga LVV ka thënë se, motivi kryesor haptazi është politik dhe se për target e ka Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, "ata po duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim".

Postimi në Facebook:

Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës sonë. Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë.

Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush. Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim. Mos harroni, janë po ata të njëjtit që e rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë, të njëjtët që formuan qeveri të jashtëligjshme e qeverisën jashtëligjshëm për gjashtë muaj, e të njëjtit që kanë nëpërkëmbur vendin në këto 20 vjetët e fundit.

Në Kosovë shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk kanë asnjë problem të regjistruar me ligjin. Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë përndjekur asnjëherë. Edhe kur disa janë përndjekur, janë shpallur të pafajshëm. Për asye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme.

Fundi i tyre po vjen, sepse Qeveria Kurti po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat