PDK tregon nëse është certifikuar Xhavit Haliti

Aktuale

PDK tregon nëse është certifikuar Xhavit Haliti

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:04
Xhavit Haliti

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka konfirmuar certifikimin e Xhavit Halitin si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjoshi, në emisionin ‘Kosova Voton’ ka konfirmuar kandidimin e Halitit si deputet, për të cilin ka thënë se nuk ka qenë në mesin e 47 kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin në 3 vitet e fundit.

“Zotëriu që po e përmend (Xhavit Haliti) nuk ka ndonjë denim. Kosova ka rend juridik dhe shumë shkallshmëri të Gjykatave. Është certifikuar komplet lista e Partisë Demokratike, z. Haliti nuk ka vendim të formës së prerë”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i PDK’së ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1,250 euro gjobë, pas sulmit ndaj ish-deputetit të LDK’së, Arben Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat