Donika Gërvalla i del në mbrojtje Vjosa Osmanit, paralajmëron një ‘uragan të fuqishëm’

Aktuale

Donika Gërvalla i del në mbrojtje Vjosa Osmanit, paralajmëron një ‘uragan të fuqishëm’

Nga: A.Morina Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:16
Donika Gërvalla-Schwarz

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas akuzave të disa sujekteve politike ndaj Vjosa Osmanit, lidhur me kritikat e saj ndaj KQZ-së. Ajo ka mbështetur Osmanin dhe deklaratat e saj drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gërvalla-Schwarz tha se kush do të jetë president i vendit nuk e vendos as Valdete Daka me sjelljet e saj skandaloze, as Isa Mustafa me deklaratat e tij, as PDK-ja me pseudospecialistët e saj. Madje, kandidatja për deputete paralajmëroi një 'uragan të fuqishëm' me 14 shkurt.

"Dikujt po i dridhet toka nën këmbë nga uragani i fuqishëm i vullnetit qytetar që po vjen më 14 shkurt. Me shumë qetësi dhe optimizëm mezi po e presim atë datë", shkroi Gërvalla-Schwarz në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Përgëzoj znj. Osmani për mesazhin e fuqishëm dhe të urtë drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës. Askush mos të mendojë që do të mund ta rrezikojë procesin zgjedhor edhe pse përpjekjet për ta arritur këtë janë të shumta dhe të tejdukshme.

Qytetari vendos më 14 shkurt se kush do ta qeverisë këtë vend dhe kush do të jetë President i këtij vendi pas zgjedhjeve. Askush tjetër. As Valdete Daka me sjelljet e saj skandaloze dhe tërësisht të politizuara, as Isa Mustafa me deklaratat e tij, të cilat përveç përfaqësuesve të disa mediave nuk i dëgjon bash askush, as PDK-ja me pseudospecialistët e saj që irritojnë publikun me pseudoekspertizat e tyre të gabuara.

Dikujt po i dridhet toka nën këmbë nga uragani i fuqishëm i vullnetit qytetar që po vjen më 14 shkurt. Me shumë qetësi dhe optimizëm mezi po e presim atë datë.

Të gjithë bashkë guxojmë krejt dhe drejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat