Isa Mustafa: E palejueshme dhe alarmuese ajo që po bën Vjosa Osmani

Aktuale

Isa Mustafa: E palejueshme dhe alarmuese ajo që po bën Vjosa Osmani

Nga: A.Zh Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:40
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, e ka quajtur "rebele" ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin.

Mustafa në një postim në Facebook, ka akuzuar Osmani se po abuzon për interesa të saj të reja partiake në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, Osmani nuk meriton të jetë as një orë më në Presidencë, përcjell Bota sot.

Reagimi i kreut të LDK-së vjen pas deklaratës së Osmanit se nëse edhe një herë abuzohet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sikur dje, do të detyrohet të ndërmarrë masa.

"Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura", ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Adresimi i sontëm i znj. Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron u.d Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat