Dushi: Osmani i ktheu shpinën LDK-së për një vend në listën e VV-së, nuk dëmtohemi nga largimi i saj

Aktuale

Dushi: Osmani i ktheu shpinën LDK-së për një vend në listën e VV-së, nuk dëmtohemi nga largimi i saj

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:47
Florian Dushi

Florian Dushi i LDK’së nuk mendon se largimi i Vjosa Osmanit do të dëmtojë këtë parti në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai thotë se Osmani nuk ka arritur të marrë as një degë ose nëndegë të kësaj partie.

“Nëse marrim për bazë atë që Vjosa Osmani nga strukturat ka marrë me vete në të gjitha nivelet, prej nivelit të nëndegëve, degëve dhe nivelit qendror, atëher konsideroj se është krejtësisht e papërfillshme ajo që mund të tërheq nga LDK’ja”, tha Dushi.

“Unë konsideroj se LDK nuk do të dëmtohet nga këto daljet e një grupi, do të thosha të vogël, madje s’do ta quaja as grup në fakt, është Vjosa Osmani me dy-tre persona të strukturave lokale të LDK”, shtoi ajo.

“Dalja e zonjës Osmani, në fakt, mënyra qysh ajo ka dalë duke i kthyer shpinën gjithë asaj mbështetje që ka pasur në Lidhjen Demokratike të Kosovës për të siguruar një vend në listën e Albin Kurtit, unë nuk konsideroj se votuesit e LDK’së vlerësojnë diçka të tillë aq më tepër nuk mendoj se e besojnë një gjë të tillë, që dikush brenda listës së Albin Kurtit mund të përfaqësojë idenë dhe vizionin e Ibrahim Rugovës”, theksoi Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat