Nuk e certifikoi KQZ-ja, Vetëvendosje shtron ankesë në PZAP në çastet e fundit

Aktuale

Nuk e certifikoi KQZ-ja, Vetëvendosje shtron ankesë në PZAP në çastet e fundit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:12
Lëvizja Vetëvendosje

(E plotësuar 21:55) - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së saj në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ’ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetarës së KQZ’së, gjë të cilën e bëri edhe në këtë shkrim.

Vetëvendosje shprehet e bindur se do të certifikohet lista e plotë bashkë me Albin Kurtin.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të VV’së:

Lëvizja VETËVENDOSJE!  brenda  afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa  kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Image

***

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, ka bërë të ditur zyrtari i PZAP-së, Mul Desku.

“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij.

PZAP-ja ka njoftuar se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre në PZAP.

Për pak çaste pritet të mbyllet afati për paraqitje të ankesave në PZAP, meqë bëhen 24 orë nga vendimi i KQZ-së për moscertifikim të listave të subjekteve.

Më herët, ankesa në PZAP kanë paraqitur edhe AAK-ja, Nisma dhe disa parti të minoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat