LVV: Jemi të bindur se lista jonë do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, Albin Kurti

Aktuale

LVV: Jemi të bindur se lista jonë do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, Albin Kurti

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:08
Albin Kurti

Pas dorëzimit të ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se janë të bindur që lista e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt  do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, Albin Kurtin, njëherësh edhe kryetar i partisë.

“Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e LVV-së të publikuar në rrjetin social Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat