Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosës: Isa Mustafa po synon gola nga pozita jashtë loje

Aktuale

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosës: Isa Mustafa po synon gola nga pozita jashtë loje

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:18
Doarsa Kica-Xhelili dhe Vjosa Osmani

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës së Vjosa Osmanit, Doarsa Kica-Xhelili, ka thumbuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se ky i fundit po tenton të shënojë gola nga pozita jashtë loje.

Këto deklarata, Kica-Xhelili i bëri pas reagimit të Mustafës, lidhur me konferencën e Vjosa Osmanit, me ushtruesen e detyrës së Presidentes, që foli për situatën që rrodhi dje në mbledhjen vendimtare të KQZ-së.

Kandidatja që gëzon numrin 33 të kandidimit nga lista e VV-së, në fund shtoi se 14 shkurti pritet të jetë vendimtar.

Postimi në Facebook:

Z. Mustafa po kërkon që u.d. Presidentja të hesht karshi kërcënimeve publike të shërbyesve civil. Kërkon të hesht karshi cënimit të pavarësisë së institucioneve publike e të lejoj diskreditimin e plotë të tyre. Kërkon të hesht, sepse ndryshe nuk i shkon për shtat interesave të z. Mustafa.

Me gjasë, në mungesë të argumenteve të mbrojtjes së kastës së vjetër, z.Mustafa mundohet të fus gola nga pozicioni jashtë loje, duke sulmuar mbrojtësen e votës së lirë, sepse as kjo e fundit nuk duket ti shkoj për shtat.

Në qoftë se "rebelim" qenka të kërkohet nga qytetaret të mos bie pre e provokimeve, të kërkohet nga qytetaret ta shfrytëzojë mjetin më të fuqishëm demokratik, #votën, e të mbrojë integritetin e institucioneve shtetërore, atëherë ky popull duhet të "rebelohet" përmes votes.

Të dashur "rebelë" - shihemi më 14 shkurt.

#KREJTdheDREJT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat