Nga LDK-ja vjen “goditja” për analistin, e quajnë të pagdhendur

Aktuale

Nga LDK-ja vjen “goditja” për analistin, e quajnë të pagdhendur

Nga: N. H Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:29
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Bajram Gecaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj analistit politik, Krenar Shala.

Gecaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, e ka quajtur analistin Shala si të pagdhendur.

Ai madje ka akuzuar edhe medien për hapësirën e dhënë, gjersa ka thënë se kanë mungesë serioze për analistë.

“Duket ashiqare se televizionet kanë mungesë serioze për analistë kur thërrasin individë të pagdhendur si Krenar Shala në studiot e tyre!”, ka shkruar Gecaj.

Image
Bajram Gecaj

Kujtojmë se analisti Shala njihet në opinion për deklaratat e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Image
Krenar Shala
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat