“O ti je zagar i PDK-së”, ja momenti i përplasjes së ashpër mes Gani Gecit dhe zyrtarit të LDK-së

Aktuale

“O ti je zagar i PDK-së”, ja momenti i përplasjes së ashpër mes Gani Gecit dhe zyrtarit të LDK-së

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:38
Isa Fejzullahu dhe Gani Geci

Kryetari i Degës së LDK-së në Skënderaj, Isa Fejzullahu, është lidhur drejtpërdrejt mbrëmë, për ti replikuar anëtarit të LDK-së, Gani Gecit.

Kjo për shkak se ky i fundit gjatë intervistës, ia përmendi emrin Isa Fejzullahut.

Me t’u lidhur në emision, Fejzullahu tha se “Unë jam LDK nga themelimi i LDK-së dhe asnjëherë nuk e kam devijuar rrugën e LDK-së”.

Geci i ka replikuar menjëherë duke i thënë se “Ne të kemi pru në LDK. Ti e di këtë punë që as me shkru s’ke ditë, të kemi mësu me shkru”.

Geci nuk është ndalur me kaq, ai i ka thënë Fejzullahut se “Juve iu kanë rrahë në luftë që e ke pasë jaran një serb të Shtërpcës. Unë e di mirë kush je ti”.

Ja pjesa nga përplasja:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat