LDK: Dje u kërcënua KQZ, e u shkel Kushtetuta dy herë për tu favorizuar Vetëvendosja

Aktuale

LDK: Dje u kërcënua KQZ, e u shkel Kushtetuta dy herë për tu favorizuar Vetëvendosja

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:14
Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së

(E plotësuar 12:35) - Kandidatja për deputete e LDK-së, Ardita Dushi, i ka quajtur kërcënim deklaratat e djeshme të ushtrueses së presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me KQZ-në. Ajo tha se është bërë shkelje kushtetuese.

“Dje është kërcënuar KQZ-ja. Ky është institucion i pavarur që nuk guxon të kërcënohet, është kërcënuar nga ata që duhet të sigurojnë funksionimin e pavarur të tij. Është shkelje kushtetuese, e para është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një grupi politik”, tha ajo në një konferencë për media.

LDK-ja, sipas saj, nuk e lejon një gjë të tillë, për çka thotë se garantojnë se “kërcënime të tilla” do të marrin fund më 14 shkurt.

“LDK-ja kërkon nga të gjitha institucionet e pavarura dhe KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet pavarësisht nga kush vijnë. I garantojmë qytetarët se këto kërcënime e linçime do marrin fund më 14 shkurt. LDK-ja nuk lejon të nëpërkëmben institucionet shtetërore, shteti duhet respektuar në plotni”, tha ajo.

Dushi ka bërë të ditur se slogani i LDK-së për këto zgjedhje do të publikohet të dielën pasdite.

***

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se KQZ u kërcënua gjatë ditës së djeshme nga deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës zgjedhjre të Lëvizjes Vetëvendosje..

Zyrtarja e kësaj partie, Ardita Dushi, thotë se me kërcënimin që iu bë KQZ-së u shkel Kushtetuta dy herë.

E kjo sipas saj sepse pati ndërhyrje në punën e KQZ dhe se u tentua të ketë anim nga një grup.

“Dje u kërcënua KQZ. Një institucion që u kërcënua nga ata që duhet të garantojnë funksionin e saj. U shkel kushtetuta dy herë sepse pati ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe u tentua të anohet nga një grup. LDK kërkon nga të gjitha institucionet që të mos ndikohen nga kërcnimet. Më 14 shkurt do mirret vesh që LDK është ajo që duhet të qeverisë”, deklaroi ajo.

***

Drejtpërdrejt nga konferenca e LDK-së

LDK thërret konferencë për media, nuk tregohet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj një konferencë për media.

Sipas njoftimit të LDK-së, kjo konferencë për media do të mbahet në ora 12:00.

Konferenca do të mbahet në qendrën e selisë qendërore të LDK-së.

Ja njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave, 

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, e diel, ora 12:00.

Konferenca mbahet në press qendrën e selisë qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, Prishtinë.

LDK - Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat