Xhavit Haliti certifikohet nga KQZ-ja, juristi reagon ashpër: Ky është kulmi...!

Aktuale

Xhavit Haliti certifikohet nga KQZ-ja, juristi reagon ashpër: Ky është kulmi...!

Nga: A.Morina Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:29
Xhavit Haliti

Certifikimi i listave zgjedhore nga KQZ-ja, ka ngjallur reagime të mëdha. Përveç mos certifikimit të listave të VV, AKK dhe Nisma, ka pasur reagime edhe për certifikimin e listës së PDK-së.

Madje, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, ka reaguar ashpër pas certifikimit të Xhavit Halitit nga PDK-ja, përcjell "Bota sot".

"Është amorale përjashtimi i Gani Dreshajt nga kandidatura për deputet në AAK, ndërsa Xhavit Halitit nga PDK, për të njejtën vepër në kuvend, certifikohet", shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë

Amoraliteti i KQZ-se!

Është amorale përjashtimi i Gani Dreshajt nga kandidatura për deputet në AAK, ndërsa Xhavit Halitit nga PDK, për të njejtën vepër në kuvend, certifikohet.

Ky është kulmi...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat