Deliu: Osmani tash militante e Kurtit dhe harroi gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane

Aktuale

Deliu: Osmani tash militante e Kurtit dhe harroi gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:04
Blerta Deliu

Pas deklaratës së djeshme të u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar edhe Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deliu tha se Vjosa Osmani e ndërtoi karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët.

“Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’.Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane”, tha Deliu.

Tutje ajo shtoi se shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, pra ndaj Valdete Dakës, është një dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrje e aktivizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat