Rinia e Dardanës përkrahë me shumë vullnet e energji Aleancën

Aktuale

Rinia e Dardanës përkrahë me shumë vullnet e energji Aleancën

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:23
Daut Haradinaj

Ish- shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj zhvilloi një takim me strukturat e Aleancës së të rinjve në Dardanë.

Haradinaj atje së bashku me kandidatët e AAK-së për deputetë nga Dardana, Faton Jakupin dhe Diana Kryeziun si dhe kryetarin e të Rinjve, Besim Morinën bashkëbiseduan me dhjetëra të rinj që me vullnet të lartë po përgatiten për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

“Iu premtova angazhim maksimal në mbështetje të tyre pasi mendoj dhe besoj se rinia është promotor i çdo procesi në Kosovë.

Mirënjohje rini e mrekullueshme e Dardanës!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat