Videomesazh nga Hoti, prezanton “Vizionin e LDK-së për SHTET”

Aktuale

Videomesazh nga Hoti, prezanton “Vizionin e LDK-së për SHTET”

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:15
Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një videomesazhi, ka prezantuar punët që ka kryer gjatë kohës sa ishte në krye të vendit, derisa para qytetarëve ka shpalosur edhe planet që ka.

Ai ka thënë ndër të tjera se ka shërbyer si Kryeministër në periudhën më të vështirë që nga paslufta, teksa kanë menaxhuar me sukses sfidat më të cilat është ballafaquar e gjithë bota, si pasojë e COVID-19.

“Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore, radhitemi ndër vendet që kemi menaxhuar më së miri pandeminë që gjunjëzojë botën.

E për këtë falendëroj të gjithë ata që janë në vijën e parë.

Duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset, kemi arritur të përgjysmojmë efektin negative të pandemisë në ekonomi.

Kemi nënshkruar marrëveshje në SHBA, që e kthen shtetin tonë në nyje gjeo-politike ”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Ndërsa videomesazhi i cili mbanë titutllin “Vizioni i LDK-së për SHTET”, mbyllet me këtë fjali.

“Unë angazhohem për një qeverisje që siguron kohezion, jo përjashtim dhe konfrontim shoqëruar e institucional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat