Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së falënderon këtë zyrtar amerikan që “ndaloi Thaçin ta ndante Kosovën”

Aktuale

Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së falënderon këtë zyrtar amerikan që “ndaloi Thaçin ta ndante Kosovën”

Nga: A.Zh Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:37
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar pas deklaratës së qeverisë gjermane, e cila ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, e dhanë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Familja e Imerit, ka thënë se ndarjen e Kosovës e ka ndalur Gjykata Speciale, e cila e ndali ish-presidentin Thaçi në Vjenë, për të udhëtuar drejt Uashingtonit, ku do të mbahej takimi me Vuçiqin, përcjell Bota sot.

Familja ka falënderuar kryeprokurorin amerikan të Speciales Jack Smith, duke thënë se ai ua minoi armiqve planet për shpërbërjen e Kosovës.

Reagimi i plotë në Facebook:

Qeveria Gjermane paska deklaruar se ideja për shkëmbim territoresh ose ndarje të Kosovës paska qenë ide e Thaçit -Vuçiqit.

Pra, ndarjen e Kosovës nuk pati fuqi që e ndal, përveç Gjykatës Speciale. D.m.th ia prenë rrugën Hashim Thaçit në Vjenë, i cili ishte nisur për të takuar këlyshin e Kremlinit që kishte okupuar Shtëpinë e Bardhë, për t’ia futur thikat Kosovës.

Planet e Vuçiqit-Thaçit nuk u realizuan fal veprimeve proaktive të Gjykatës Speciale, e cila në këtë moment kritik-historik për Kosovën e mbrojti dhe shpëtoi tërësinë territoriale të Kosovës.

Falënderimet prej tokës deri në qiell i atribuohen kryeprokurorit amerikan të Kosovës, z. Jack Smith dhe ekipit të tij profesional. Me zgjuarsi ua minuan planet armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, kështu ruajtën Kosovën nga ndarja dhe shtetin nga shpërbërja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat