Profesori nga Amerika: LDK-ja do ta marr këtë goditje me 14 shkurt

Aktuale

Profesori nga Amerika: LDK-ja do ta marr këtë goditje me 14 shkurt

Nga: H.O. Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:44
LDK

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar gazetës ‘Bota sot’ ka komentuar deklaratën e zyrtarit të LDK-së, Driton Selmanaj. Ky i fundit ka deklaruar se Albin Kurti kreu i Vetëvendosjes, do të na prish me të gjithë me radhë edhe me Bangladeshin.

Maxharraj në këtë shkrim është treguar shumë kritikë ndaj LDK-së, duke thënë se ata kanë probleme të brendshme dhe disa anëtarë të saj bashkë me kryesinë duan ta ngulfatin këtë parti.

Ai shkruan tutje se kjo parti do të marr një goditje me datën 14 shkurt, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Poashtu, Maxharraj ka përmendur edhe takimin që është mbajtur në Washington, duke thënë se vetëm Albin Kurti e zbuloj tradhtinë që po bënte Thaҫi me Grenellin.

Postimi i plotë:

DRITON SELMANAJ:KURTI NA PRISHI EDHE ME BANGLADESHIN..?!

Është bërë refren i përditshëm se çfarëdo që të ndodhë në LDK fajtor kujdestar na qenka Albin Kurti. Siç dihet LDK antirugoviane më në krye me autokratin Isa Mustafa ka probleme të brendshme, ka grupacione dhe klane mafioze në krye me binomin Mustafa-Veliu si ndër personat më të urryer nga anëtarësia në LDK. Këta e kanë ngulfatë nga brenda LDK dhe nuk e lanë reformimin e saj.

LDK se bashku me PDK janë parti puçiste, ata bënë grushtshtet duke e rrëzuar qeverinë Kurti me ndihmën e gaxhelit Grenell i cili paftyrësishtë iku nga skena politike për të vënë në pushtet mafinë politike në krye me Thaçin-Mustafa. Kjo u përmend edhe nga raporti i Evropës që këta dy janë përcjellësit me të mëdhenj të skenës politike në Kosovë.

Por sot në emisionin Pressing T7 paska folë diçka edhe telalli i kësaj partie i cili me tupan po del si në kohë ramazani duke folë marrira të LDK-së së për çdo gjë që ndodhë në LDK nuk qenka faji tek LDK sepse sipas Selmanaj ajo na qenka perfekte, por fajtor na qenka Albin Kurti i cili si fantazmë pa u dukë po i’a prishka rehatinë kësaj partie. Kështu sipas Selmanaj, i cili është i njohur për të bërë rrëmujë të jetës politike në parlament, paska theksuar se Albin Kurti po na prishka me çdo shtet që po takohet. Albin Kurti, thotë Selmanaj, na prishi më Amerikën, na prishi me Shqipërinë, na prishi edhe me Bangladeshin…etj. Sipas Selmanajt,  Albin Kurti na qenka fajtor edhe për humbjen e bastionit të rugovizmit në Podujevë që së shpejti do ta nxjerrë nga loja edhe nga komunat tjera, bile edhe në Istog.

Nuk e di se çka mendon Selmanaj po sikur të kishte shkuar Albin Kurti në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Thaçin në takim më Vuçiqin, ku çdo gjë ishte bërë gati që Kosovës t’i vihej thika pas shpine. Vetëm një njeri i menqur si Kurti e hetoi këtë tradhti të Thaçit dhe Isa Mustafës se aty bëhej fjalë për ndarjen e Kosovës. Anipse picimuli Grenell nuk e pranonte këtë Jor Ballton pak kohë me pas e vërtetoi këtë, por e vulosi edhe emisari për punë të jashtme i BE Jon Borelli(sic).

Pra deshti fati dhe mençuria e Kurtit që iu shmang këtij takimi dhe Kosova shpëtoi pa u nda, kurse për çdo gjë tjetër ishte vonë sepse Hashim Thaçit iu prish avioni i cili ia ndërroi rrugën për në Hagë.

Albin Kurti pas kësaj u anatemua si antiamerikan, kurse proamerikani i Driton Selmanaj Avdullah Hoti shkoj në Shtëpinë e Bardhë, por Kosova mori dhurata të çmueshme, anulimin e pikës 10 ku shihej njohja e Kosovës, ndarjen e Ujmanit por edhe futjen e Kosovës në Minishengen. Ishte meritë e jona, pra e LDK që e hoqëm reciprocitetin me diktatin e Grenellit.

Por tashti në këtë situatë parazgjedhore është e ҫuditshme dhe për habi se pse Avdullah Hoti po deklaron se do t’ia kthejmë Serbisë përsëri reciprocitetin, pra atëherë e paska heq nga frika e Grenellit.

Selmanaj thotë se jemi krenar me LDK sepse kemi kryer shumë punë të mira për shtetin. Kjo është e saktë. LDK me PDK ia falën Çakorrin më 8200 hektar tokë Malit të Zi, Isa Mustafa e nënshkroi marrëveshjen antikushtetuese me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilën Gjykata e nxori se kishte hiq me pak se 23 nene antikushtetuese. Të gjitha këto LDK në bashkëpunim me PDK i paskan bërë me qëllim për mos me u prishë edhe më shumë me Serbinë. Bile ishin të gatshem t’i falin çdo gjë Serbisë, nuk kërkuan bile as kërkim fajle nga Serbia për gjenocidin në Kosovë. Pra, ishin në gjendje të bëjnë çdo gjë për Serbinë vetëm se me na njoftë.

Kështu mbrohet sot LDK përmes telalleve të saj të tipit Driton Selmanaj, sepse LDK është në krizë të brendshme, brenda saj po zien çdo gjë derisa të shpërthej mbi sipëfaqe e të bëhet marrja e Zotit. Shenjat e para po dalin. Kujtim Shala këto ditë deklaroi se nuk është i gatshëm të digjet, kur u pyet se pse nuk pranoi të nominohet për kryeministër, kurse Lutfi Haziri dukej i mllefosur kur këto ditë deklaroi haptas se është koha që Isa Mustafa të terhiqet nga kreu i partisë.

Pra, jo diçka por shumë çka po zihet brenda LDK. Shpërthimi i saj do të ndodhë pikërisht me 14 shkurt 2021 kur LDK do të marr godtje të fortë nga elektorati i saj për të gjitha mashtrimet, rrenat që ia ka bërë në këto 10 vite sa është Isa Mustafa në krye të LDK-së.

Dhe fundi i Isa Mustafës në krye të LDK do të jetë 14 shkurti i cili do të dalë vetë nga kjo parti, ose do të tërhiqen zvarrë përjashtë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat