Nga kampi i Vjosa Osmanit i reagojnë LDK-së

Aktuale

Nga kampi i Vjosa Osmanit i reagojnë LDK-së

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:56
Faton Peci

Këshilltari i U.D së Presidentes, Vjosa Osmani, njëherit kandidat për deputet në listën e VV-së, Faton Peci, përmes një postimi në FB i ka kundëreaguar deklaratës së sotme të LDK-së.

Ai ka thënë se reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Duke shtuar se KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike.

Peci në fund thotë se ata po i mbrojnë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji.

Ky është postimi i plotë:

Kundëreagim ndaj deklaratës së sotme të LDK-së

Ata që e zgjodhën Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, paskan sulmuar sot Presidenten në detyrë, ngase ajo ka kërkuar asgjë më shumë se sa pavarësi e paanshmëri të KQZ-së.

Reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend.

Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj.

Të kërkosh respektim të ligjshmërisë dhe paanësi në punën e KQZ-së nuk është as ndërhyrje e as kërcënim. Ngaqë ju jeni mësuar prej njëzetë vjetësh të funksioni mbi parametra joligjor, thirrjet për respektim ligji juve ju prekin sedrën.

KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike. Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut.

Nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit, ndaj Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat