Latifi ka disa fjalë për sloganin e LDK-së

Aktuale

Latifi ka disa fjalë për sloganin e LDK-së

Nga: A.SH Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:25
Slogani i LDK-së

LDK ka prezantuar sloganin “Shteti shtet” me të cilën do të parawitet në këto zgjedhje.

Analisti Blerim Latifi, ka komentuar sloganin e LDK-së, duke thënë se, “Shteti shtet” nuk do të thotë asgjë.

Ai këtë e quan tautologji duke shtuar se janë fjali të zbërazta.

“Sllogani i LDK-së: Shteti shtet. Për pak me bo shteti n'shtet. Ku po i gjajnë more këto mendje kaq kreative? "Shteti shtet" nuk thotë asgjë. Siç nuk thotë, ta zëmë, rrethi rreth, njeriu njeri, katrori katror. Logjika këto i quan tautologji, fjali të zbrazta, fjali që duke synuar të thonë gjithçka, në fakt nuk thonë asgjë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat