Pacolli rrëfen sfidat: Si iu ndërruan numrat e AKR’së nga LDK’ja

Aktuale

Pacolli rrëfen sfidat: Si iu ndërruan numrat e AKR’së nga LDK’ja

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:42
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar se marrëveshja me LDK-në është shkelë pasi dikush nga LDK-ja i ka ndryshuar numrat e kandidatëve në listë.

Ai ka thënë se mbase këto zgjedhje nuk janë të rregullta, por janë të imponuara andaj edhe ishte improvizuar marrëveshja me LDK-në.

“Nuk e kam pasur numrin 2 dhe nuk e kam diskutuar numrin 2. Unë kam lëshuar vend e kam lëshuar numrin 2 dhe kam dal numër 4, por ata kanë kalu prej numrit 4 në numër 5. Nuk ka qenë problemi aty”, thotë lideri i AKR-së.

Sipas tij problem ka qenë ndërrimi i numrave edhe tek kandidatët tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat