Isa Mustafa ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Isa Mustafa ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:09
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke folur për gjendjen politike dhe situatën aktuale, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit, ai ka komentuar edhe sondazhet, për të cilët thotë se nuk hyjnë në zgjedhje nga presioni i këtyre sondazheve.

“Njerëzit po lavdërohen edhe me mashtrime e lajme të rrejshme duke përfitu, të cilat janë të rrezikshme.

Unë s’parapëlqej që qeveritë në detyrë, të vazhdojnë gjatë sepse fuqia e tyre është e cënuar.

Shifrat s’janë këqija, janë të mira, jam entuziast dhe kam besim të plotë që do të dalim favorit në këto zgjedhje.

Nuk hyjmë zgjedhje nën presionin e sondazhit që bëhen në redaksi e studio. Ne i dijmë edhe gabimet tona, s’jemi të përkyer”, ka thënë Mustafa për RTK-në.

Ai gjithashtu ka dhënë disa arsye se pse duhet votuar LDK.

“LDK-ja është subjekti që mund të ofrojë ofertën më të mirë për zhvillim ekonomik, ne jemi ata që mund ta kënaqim punësimin edhe hapjen e kufijve për të rinjtë tanë.

LDK-ja nga presidenti Rugova që ka kultivu marrëdhënjet më të mira me SHBA-të dhe ato të BE-së.

Ne forcimin e shtetit ligjor s’e shohim përmes kapjes, por përmes pavarësimit të institucioneve të pavarura siç janë ato të drejtësisë”.

Mustafa foli edhe për Vjosa Osmanin, duke thënë se është futur në një kazan me VV-në dhe s’mund ta shfrytëzojë flamurin dardan, duke qenë në partinë e majtë.

“Puna në teren dhe kontaktet, ne s’e shohim asnjë mungesë as vakum të zonjës Osmani, mirë kishte me qenë që ajo me qëndru me tej në LDK se LDK e ka ngrit, por e ka zgjedh që të luftojë për pozita e funksione. Ne ja kemi jep funksionin më të lartë të kandidojë për kryeministre.

S’mundesh me flamur të sajuar me koncepte, ta shfrytëzosh në një pozitë që jë në të majtë, shfrytëzim për një votë, s’mundesh edhe rugoviste edhe Vetëvendosje. Dy pole me koncepte të ndryshme.

Votuesit që nesër do ta votojnë, do ta votojnë më së pari VV-në. Aty brenda jë ne atë kazan politik dhe ata që e pranojnë ata kazan ta japin votën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat