Pse nuk u bë koalicioni me Nismën, Tahiri: PDK ka ec shumë larg prej kohës kur aty ka qenë Fatmir Limaj

Aktuale

Pse nuk u bë koalicioni me Nismën, Tahiri: PDK ka ec shumë larg prej kohës kur aty ka qenë Fatmir Limaj

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:33
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri i PDK’së ka treguar aryset se pse nuk hynë në koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Tahiri ka dhënë arsyet pse nuk po garojnë me partinë e Fatmir Limajt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ajo pse qëndrojmë si parti politike është se nuk kqyrim me i fitu këto zgjedhje mbi bazën e kalkulimeve, mbi bazën e bashkimit me disa parti të vogla rajonale, regjionale. Ne kemi kauzat tona politike të cilat lidhen kryekëput me rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës andaj nuk e kemi parë të arsyeshme që të zhvendosim vëmendjen në një çështje krejt tjetër, duke u lidh me klientela, me njerëz të caktuar, të cilët duket sikur Partia Demokratike po përpiqet me çdo kusht me mbajt një pozicion të mirë të skenës politike”, tha Tahiri.

“Arsyeja që e kemi kundërshtuar në masë të madhe, me gjithë respektin me z.Limajn, dhe për të tjetër, arsyeja që kemi kundërshtuar çfarëdo partie që ka qenë në koalicion më 2020, kanë qenë se ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve vetëm dhe jo duke u lidhur me dy a tri parti të vogla”, tha Tahiri.

“PDK ka ecë larg prej kohës kur ka qenë Fatmir Limaj dhe është ambient i ri. Nuk është një ambient si kur ka qenë Limaj”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat