Isa Mustafa: Kurtin e paralajmërova për këtë gjë

Aktuale

Isa Mustafa: Kurtin e paralajmërova për këtë gjë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ish-partnerit të tyre qeverisës, Albin Kurtit nga Vetëvendosje, i kanë treguar se nuk bashkëpunojnë dhe nuk do jenë pjesë e një qeverie që prish raportet me aleatët siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Gjërat janë thënë publikisht. Ne kemi pasur probleme me Kryeministrin Kurti sa kemi qenë në qeverisje të përbashkët”.

”Ia kemi bërë me dije që nuk do të pranojmë dhe nuk do jemi pjesë e një qeverie që prish raportet me SHBA-të”.

”Miqësia me SHBA-të është e domosdoshme sepse kemi të bëjmë me një vend që na ka përkrahur sa herë që patëm nevojë e edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovë”.

Mustafa në një intervistë në Televizionin Publik, u shpreh se relacionet jo të mira në raport me miqtë ndërkombëtarë, u imponuan nga Kurti, gjatë bashkëqeverisjes, ndërsa dhe rezultuan me pasoja.

”Relaconet e tilla që janë imponuar nga Kurti sa ka qenë kryeministër, kanë rezultuar që SHBA të bllokojë programin e rëndësishëm atë të Sfidave të Mijëvjeçarit. Ka pasur probleme me financimine  FSK-së, dhe programeve të FSK-së, sepse financuesin kryesor të FSK-së ne i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Ne duhet ta kemi të qartë se e kemi shpallë ushtrinë në kohën sa ka qenë Ramush Haradinaj kryeminsitër, dhe këtë e kemi bërë në mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Ka qenë një qëndrim i qartë i SHBA-së, se kjo do të bëhet si është bërë. Ne kemi garancën kryesore të së ardhmes tonë”.

”Ka pasur deklarata, që s’mund t’i konsiderojmë ‘fake news’ por kanë qenë deklarata të senatorëve të SHBA-së qartë, që kanë thënë se nëse Kosova nuk tregon gatishmëri ne nuk kemi arsye t’i mbajmë ushtarët tanë në Kosovë”.

”S’është propagandë nëse një senator del dhe e thotë qartë mendimin e tij”, deklaroi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat