Limaj në Komoran: S’do lejojmë të shkatërrohen përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare

Aktuale

Limaj në Komoran: S’do lejojmë të shkatërrohen përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtarët e tij në Komoran të Drenasit. Limaj ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Limaj thotë se krah këtij projekti janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës.

“Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl Krasniqin, takuam bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetësit tanë socialdemokrat, në Komoran të Drenasit.

Bashkëbiseduam për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, krah të cilit janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës.

Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat