Avokati shqiptar: Shqiptarët janë duke risjellë në shpirtin kombëtar Gergj Kastriot Skënderbeun

Aktuale

Avokati shqiptar: Shqiptarët janë duke risjellë në shpirtin kombëtar Gergj Kastriot Skënderbeun

Nga: A.Z Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:07
Gergj Kastrioti

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët janë duke risjellë në shpirtin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, me që rast tani është fakt.

Më tej ka shtuar se është ripotencim i ndjenjës kombëtare, që do të thotë se ne jemi drejt bashkimit kombëtar.

Tutje ka shtuar se koha arbërore është në progres, sidomos tani që në krah do të ketë edhe forcën politike të presidentit të SHBA-së, Joe Bide, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Shqiptarët janë duke risjellë në shpirtin kombëtar Gergj Kastriot Skënderbeun...

Ky tani është fakt...

Historia e njeh si fenomen: është ripotencim i ndjenjës kombëtare. Domethënë, ne jemi drejt bashkimit kombëtar.

Individët që vijnë nga pakicat kombëtare, duhet të jenë korrektë.

Koha arbërore është në progres, sidomos tani që në krah do të ketë edhe forcën politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat