“Albini nuk han pasul rregullisht, ai bën jetë shumë të mirë”

Aktuale

“Albini nuk han pasul rregullisht, ai bën jetë shumë të mirë”

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:52
Albin Kurti

Zgjim Hyseni i PSD’së ka folur për Vetëvendosjen ddhe Albin Kurtin, duke thënë se ai është prej liderëve që nuk pret t’i vlerësohet puna.

“E kam dëgjuar që një pjesë e njerëzve thonë se është mirë më i marrë mbi 51 për qind se qashtu s’ka me pas ma çka me thënë. S’ka me pas arsyetime për pengesa eventuale. Edhe atëherë kemi me mujt me fol në nivel të politikave ku kemi me parë a po qeverisë mirë ose jo’, thotë Hyseni.

“Unë mendoj se kjo është analizë e gabuar mbi profilin politik të Albin Kurtit. Kurti nuk është dikush që qeveris dhe pret me u vlerësua prej qeverisjes”, shtoi ai.

“Nëse i themi lider suprem në diskursin tonë, nuk është rastësi, pse i themi lider suprem. Lideri suprem pret ti mi shku prapa në luftë, jo me ja pëlqyer qeverisjen. Lideri suprem e ka një marrëdhënie me historinë dhe jo me përditshmërinë’, theksoi Hyseni.

Ai ka thënë më tej se Kurti bën jetë të mirë. "Albini nuk han pasul rregullisht, ai bën jetë shumë të mirë", ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat