Time Kadriaj, Abelard Tahirit: Deklarata jote ngjason me atë ruso-serbe, ty t’njeh Drenica mirë!

Aktuale

Time Kadriaj, Abelard Tahirit: Deklarata jote ngjason me atë ruso-serbe, ty t’njeh Drenica mirë!

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:19
Time Kadriaj

Vazhdojnë polemikat dhe kundërshtimet në mes të AAK-së e PDK-së. Abelard Tahiri ka thënë mbrëmë se Ramush Haradinaj nuk ka më vend në politikë.

Time Kadriaj i është kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK-së duke thënë se një deklaratë e tillë ngjason me ato ruso-serbe.

“Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjasojnë me deklaratat Ruso -Serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë.

Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh.

Por më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri” shkruan Kadriaj në reagim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat