Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

Aktuale

Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:28
Daut Haradianaj

Ish- shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë e Qeverisë së re dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës.

Haradinaj në një prononcim është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.

“Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”, pohon Haradinaj 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat