Profesori tregon tri mundësitë me të cilat Kosova dhe Serbia mund të arrijnë kompromis

Aktuale

Profesori tregon tri mundësitë me të cilat Kosova dhe Serbia mund të arrijnë kompromis

Nga: M.H Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ditëve të fundit dialogu Kosovë-Serbi është kthyer përsëri në një temë shumë të përfolur për vendin, kjo për shkak se shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet dhe kjo mund të ndërroj kahjen edhe dialogut.

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me këtë temë.

Ai shkruan tri mundësi me të cilat mund të arrihet kompromisi me shtetin e Serbisë, ai fillon me të parën që thotë se mundësia e parë mund të bazohet që Serbia të merr mbështetje për zhvillimin dhe anëtarsimin në BE. E dyta lidhet me krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë dhe e treti do ishte këmbimi i territorëve.

Bytyçi thotë që edhe pse vazhdimisht Thaçi, Rama dhe Batoni e mohojnë ata janë autorët e ndarjes së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"Mundësitë me të cilat mund të arrihet tek kompromisi janë tri: E para bazohet në ëmbëlsimin e Serbisë, e cila do të merrte mbështetjen e donatorëve për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE, si shpërblim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E dyta do të ishte që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës, si këmbim për krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë. Dhe opcioni i tretë do të ishte këmbimi i territoreve, siç e parashihte projektmarrëveshja e vitit 2018", thuhet ne raportin e fundit te Grupit nderkombetar te krizave.

Ky grup pranon se ne vitin 2018 ka pasur nje projekt te kembimit te territoreve, gjë të cilen ne e kemi thënë vazhdimisht, por autoret e ndarjes se Kosovës, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Batoni i tyre e kanë mohuar kategorikisht!

Besoni po te doni te kjo kaste politike e korruptuar! Duke besuar tek ata shkaterrojme veten tone, familjet tona, atdheun tone, kombin tone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat