Rozeta Hajdarin sërish mund ta kemi ministre?

Aktuale

Rozeta Hajdarin sërish mund ta kemi ministre?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:12
Rozeta Hajdari

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka publikuar një fotografi me bashkëpartiaken e saj, Rozeta Hajdari, ndërsa i është referuar asaj si “ministrja me 5 portofolio”.

Nuk dihet nëse ky është një paralajmërim i Nagavcit se në rast se LVV-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare, atëherë Hajdari do të emërohej sërish ministre e një sërë dikastereve të bashkuara në një ministri, por ajo nuk ka ngurruar që ta quajë atë ministre.

“Me Ministren me 5 portofolio Rozeta Hajdari”, ka shkruar Nagavci në mbishkrimin e fotografisë së saj me ish-ministren.

Gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Rozeta Hajdari ishte emëruar ministre, duke udhëhequr Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

Për ministrinë në krye të së cilës u vendos Hajdari, ishin “shkrirë” disa ministri tjera, ndërkaq dikasteri që udhëhoqi ajo ishte më i madhi në Qeveri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat