Pallaska: Partia politike që pretendon 51% të votës dhe krejt pushtetin, drejt diktaturës frikësohet nga një njeri i vetëm

Aktuale

Pallaska: Partia politike që pretendon 51% të votës dhe krejt pushtetin, drejt diktaturës frikësohet nga një njeri i vetëm

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:40
Dastid Pallaska

Avokati i njohur Dastid Pallaska ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, që pretendon se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i ketë 51% të votave dhe krejt pushtetin, frikësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Pallaska bëri të ditur se llogaria e tij në Facebook është shenjëstruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi.

Përmes profileve të falsifikuara, të njëjtit i janë shpërndarë reagime të shumta në një publikim të bërë më herët.

E pas kësaj, Pallaska tha se ata e paskan marrë mundin me e “përqesh”postimin e fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.

“Patetike”, e quajti ai gjithë këtë.

Postimi i plotë:

Një parti politike që pretendon 51% të votës dhe KREJT PUSHTETIN, DREJT DIKTATURËS, firkësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Sapo e kuptova që llogaria ime në Facebook qenka shënjestruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi.

E paskan marrë mundin me e “përqesh” postimin tim të fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.

PATETIKE!!!./

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat