Zemaj që çdo natë bashkë me inspektorët gjobisnin qytetarët e bizneset, tani thyen vet masat anti-COVID

Aktuale

Zemaj që çdo natë bashkë me inspektorët gjobisnin qytetarët e bizneset, tani thyen vet masat anti-COVID

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Që nga muaji mars, Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Si pasojë e këtij virusi humbën jetën 1 mijë e 456 persona.

Numri i rasteve aktive është 5 mijë e 679, por ky numër mjaftë i lartë nuk po i bën aspak përshtypje të parit të Shëndetësisë në vend, Armend Zemaj.

Zemaj i cili thërriste konferenca për media, e përmes publikimeve në Facebook bënte thirrje për respektim të masave, është ai që po i thyen ato pa menduar fare.

Zemaj i cili bashkë me inspektorë të shumtë e zyrtarë policorë gjobitnin qytetarët e bizneset e shumta, për shkak të mos-respektimit të masave, po i thyen vetë ato.

I njëjti së fundi është parë me një numër të madh të qytetarëve në një tavolinë të përbashkët, duke bërë fushatë para-elektorale për partinë e cila e emëroi atë ministër të Shëndetësisë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Siç duket kur interesi për partinë është aq i lartë, Zemaj harron rrezikun që u kanoset qytetarëve nga shpërndarja edhe më e madhe e këtij virusi.

Madje, Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta anembanë botës që ende nuk ka arritur të marrë as edhe një vaksinë të vetme antiCOVID.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat