Disa anëtarë të Nismës në Malishevë i bashkohen PDK’së

Aktuale

Disa anëtarë të Nismës në Malishevë i bashkohen PDK’së

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:56
Disa anëtarë të Nismës në Malishevë i bashkohen PDK’së

Disa anëtarë të Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Isni Kilaj.

Ai ka thënë se për shkak të pakënaqësive që kanë pasur, disa anëtarë të Nismës i janë bashkuar PDK’së.

Kilaj madje publikoi edhe fotografinë e disa prej tyre, duke theksuar se bashkë me ta PDK-së i janë bashkuar edhe familjarë të tjerë  të tyre.

Ndryshe Nisma Socialdemokrate pati tentuar që t’i bashkohet PDK-së në një koalicion parazgjedhor, por që këta të fundit nuk pranuan një ofertë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat