Osmani bashkë me Vetëvendosjen gjobiten me 2 mijë euro

Aktuale

Osmani bashkë me Vetëvendosjen gjobiten me 2 mijë euro

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:33
Osmani bashkë me Vetëvendosjen gjobiten me 2 mijë euro

Anipse nuk formoi parti politike, U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i hyri garës për zgjedhjet e 14 shkurtit me disa emra të ri si kandidat për deputet, por në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Vjosa Osmani e cila shpesh herë bëri thirrje për respektim të masave antiCOVID, ka startuar fushatën elektorale duke mbledhur rreth vetes njerëz të shumtë. E një gjë të tille  bëri së fundi në Prishtinë, bashkë me kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Arben Vitia dhe zyrtar të tjerë politikë.

E për këtë, Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë tashmë i ka shqiptuar një gjobë prej 2 mijë eurove.

Osmani me bashkëpunëtorët e saj janë në mesin e shumë partive të tjera të cilat po gjobiten për zhvillimin e fushatës në kohë pandemie, si dhe për grumbullim të njerëzve në hapësirë të mbyllura.

“Askush mbi ligjin!As VV!Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, shkroi Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat