Si do të ndikojnë ngjarjet në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit? Flet kandidati i LDK-së

Aktuale

Si do të ndikojnë ngjarjet në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit? Flet kandidati i LDK-së

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:32
Anton Berisha

Anton Berisha tregoi në Euronews Albania se slogani “Shteti shtet” lidhet partinë e LDK-së si projektuese e shtetit të Kosovës duke ecur në hapat e Ibrahim Rugovës.

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës quajti “aventurë adoleshente” të disa politikanëve të Kosovës cilësimin si “të dëmshme” për marrëveshjen e Uashingtonit, duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa i përket zonjës Osmani ajo vetëm po dëshmon çdo ditë e më shumë se ka qenë një figurë politike për shkak të përkatësisë së saj në Lidhjen Demokratike dhe po shohim deformimet e saj elementare në periudhën pas Lidhjes Demokratike, pra sidomos në ushtrimin e detyrës së presidentit të Kosovës ku ajo praktikisht e ka skandalizuar atë funksion,” – u shpreh Berisha.

Ai ju referua gjithashtu dhe deklaratës së Haradinajt, ku dhe sqaroi se ishte pro një politike të maturuar.

Anton Berisha tha se deklarata të tilla mund të jenë produktive gjatë fushatës, sepse prekin emocionet njerëzore dhe shtojnë votat, por në periudha afatgjata dëmtojnë shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat