Manipulimi me gazetën gjermane, reagon Donika Gërvalla: Ja pse e bënë këtë

Aktuale

Manipulimi me gazetën gjermane, reagon Donika Gërvalla: Ja pse e bënë këtë

Nga: D.RR Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:56
Donika Gërvalla

Kandidatja për deputete në listën e VV-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas manipulimit me titullin e gazetës gjermane “FAZ”, ku e krijuan një fotoshop se kinse Kurti ka thënë që është kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës. 

Gërvalla në një postim në Facebook ka thënë se ky manipulim tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. 

Ajo thotë se kjo gazetë gjermane do të duhej të kursehej nga lojërat e ulëta, pasi ishte përkrahëse e lirisë dhe pavarësisë sonë në kohë të vështira. 

Positmi i saj i plotë: 

Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo. 

Gazetari i kësaj gazete, Michael Martens ka reaguar menjëherë pas shpërndarjes së artikullit të rremë duke siguruar që një artikull i tillë nuk është botuar asnjë herë në këtë gazetë.  

Përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë sonë në kohë të vështira, dhe e tillë është kjo gazetë, do të duhej t'i kursenim nga lojërat tona shumë të ulëta. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat