SHKK vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID 19, fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit

Aktuale

SHKK vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID 19, fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate njofton opinionin publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit.

Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.

Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.

Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat