Haxhi Avdyli: Me 14 shkurt ndahen dy epoka

Aktuale

Haxhi Avdyli: Me 14 shkurt ndahen dy epoka

Nga: G.B Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:41
Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli

Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, ka thënë se 14 shkurti do të ndahet në dy epoka.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë ditë, me forcën e votës, do të marrin fund 20 vjet keqqeverisje dhe keqpërdorime, përcjell Bota sot.

Ndërsa tjetra është që me 14 shkurt vota zbërthehet në zërin e brendshëm të secilit qytetar dhe se vjen momenti që thuhet "Boll më", ndaj zhvatësve, hajnave, dhe keqpërdoruesve .

Postimi i tij i plotë:

Në një hap, #krejtdhedrejt ndryshimit. Me 14 shkurt ndahen dy epoka. Atë ditë me forcën e votës, 20 vjet keqqeverisje e keqpërdorimi merr fund. Vullneti qytetar nuk ndalet . Më 14 shkurt vota zbërthehet në zërin e brendshëm të secilit qytetar , vjen ai momenti me thënë -BOLL MA ndaj zhvatësve, hajnave, dhe keqpërdoruesve , duam NDRYSHIM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat