Haxhiu nga Malësia e Gollakut: Programi i PDK’së për rimëkëmbjes, po merr mbështetjen e madhe nga qytetarët

Aktuale

Haxhiu nga Malësia e Gollakut: Programi i PDK’së për rimëkëmbjes, po merr mbështetjen e madhe nga qytetarët

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:46
Bekim Haxhiu nga Gollaku

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka vizituar Malësinë e Gollakut, ndërsa ka thënë se në këtë pjesë brenga me e madhe është arsimimi i fëmijëve si dhe mbyllja e shkollave nga komuna e Kamenicës.

Haxhiu ka potencuar se në Gjilan, Kamenicë, Krilevë, Hodonoc, në Malësinë e Gollakut, programi i rimëkëmbjes, i PDK’së po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve.

Tutje ai ka thënë se problemin që e ka shkaktuar qeverisja me mbylljen e shkollave lokale nuk ka mundur ta zgjidh qeveria qendrore.

Ai gjithashtu është takuar me profesionistë shëndetësor me të cilët ka biseduar për rimëkëmbje të shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Në Gjilan, Kamenicë, Krilevë, Hodonoc, në Malësinë e Gollakut, programi i rimëkëmbjes, i PDK-së po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve.
Brengë e madhe e banorëve të Gollakut, të fshtrave, të brezit kufitar në Kamenicë janë arsimimi i fëmijëve, mbyllja e shkollave nga Komuna e Kamenicës.
Këtë problem e ka shkaktuar qeverisja lokale dhe nuk ka arritur ta zgjidh as qeveria qendrore.
Në Gjilan takova profesionistët shëndëtësorë me të cilët diskutuam programin e rimëkëmbjes së shëndetësisë.
Qytetarët, tashmë janë bindur se PDK-ja është subjekti më serioz, që realizon programe madhore, realizon premtimet për zhvillimin e vendit.
Faleminderit për mikpritjen dhe besimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat