Halili: Qeni që shkela është mirë, qentë që e ndjeknin mu dukën si një grup i PDK-së që vrapojnë pas Sami Lushtakut

Aktuale

Halili: Qeni që shkela është mirë, qentë që e ndjeknin mu dukën si një grup i PDK-së që vrapojnë pas Sami Lushtakut

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:03
Sokol Halili

Sokol Halili, përkrahës i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahjen për kreun e LVV’së Albin Kurti, ka folur për rastin e shkeljes së qenit.

I ftuar në emisionin Frontal ai ka thënë se qeni është mirë, derisa e ka krahasuar përsëri atë me një grup të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ai rasti me qenin i duket si një grup i PDK’së që vrapojnë pas Sami Lushtakut.

“Dua të siguroj të gjithë shikuesit që më ka fut në gjynah aj qen, kishin qenë diku 10-15 qenë duke e ndjekur, ai u mundu me u strehu te unë në veturë. Ma qoi mallin si një grup i PDK’së duke e ndjekur liderin e Vetëvendosjes në Drenicë. Unë i kam fyer ata që vrapojnë pas Sami Lushtakut”, ka thënë ai.

Halili tha se me deklaratën e tij nuk i ka fyer simpatizantët e PDK’së, por vetëm ata që vrapojnë pas Lushtakut.

Përndryshe, ai ka thënë se tashmë votat në Drenicë do të përgjysmohen, 50 për qin për PDK’në 50 për qind për Vetëvendosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat