Tifozi drenicak i Kurtit kishte konflikt me Sami Lushtakun në Skenderaj, ja si e pati paralajmëruar

Aktuale

Tifozi drenicak i Kurtit kishte konflikt me Sami Lushtakun në Skenderaj, ja si e pati paralajmëruar

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:13
Pamje nga video

Sokol Halili nga Drenica u bë i njohur për publikun për shkeljen e qenit përderisa fliste me admirim për Albin Kurtin.

Ai kishte një konflikt fjalësh me Sami Lushtakun në një market në Skenderaj pak javë më parë.

Shpeshherë kritikat nga njerëzve të pushtetshëm u kanë kushtuar qytetarëve të vendit tonë, qoftë duke u penalizuar apo kërcënuar në forma të ndryshme direkt nga vet politikanët apo njerëzit e afërt më ta.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Skenderajt, ku një kritikues i vazhdueshëm i kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtakut, thotë se Sami Lushtaku i është turrur direkt atij por që ka hasur në gozhdë të fortë.

Sokol Halili, qytetar i Skenderajt, ka shkruar një status të gjatë në rrjetin social Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një video teksa shihet që Sami Lushtaku teksa i shkon mbrapa kur del nga një market, dhe i ofrohet tek vetura ku shihet se bisedojnë për disa minuta.

Sipas Halilit kur Lushtaku e ka kuptuar se përballja me të është f atale është larguar duke tentuar që të mbetet mik më të. Por Sokol Halili ka thënë së çdo tentim afrimi ndaj tij nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij do të përfundojë në pozicion absolut mbrojtës.

Madje ai ka thënë së Drenica duhet të çlirohet nga këta njerëz që e kanë kapur dhe uzurpu çdo të mirë të vendit. Nëse goditet PDK në Drenicë ai ka thënë se kësisoj qytetarët e këtij vendi do të lirohen nga ajo që e ka quajtur tirani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat