Kosnett: Ideja se janë disa parti me të cilat amerikanët refuzojnë të punojnë, thjeshtë nuk është e vërtet

Aktuale

Kosnett: Ideja se janë disa parti me të cilat amerikanët refuzojnë të punojnë, thjeshtë nuk është e vërtet

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:46
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, thotë se nuk është e vërtetë që amerikanët refuzojnë të punojnë me ndonjë parti të caktuar.

Kosnett thekson se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë dhe do të punojnë me çdo qeveri që është e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e formuar në mënyrë kushtetuese.

“Ideja se janë disa parti me të cilat amerikanët do të refuzojnë të punojnë, thjeshtë nuk është e vërtetë. Kemi më shumë respekt se aq për popullin e Kosovës dhe procesin demokratik”, ka thënë Kosnett në një intervistë.

Kosnett ka folur edhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

I pyetur se a ka mundësi që SHBA do t’ia lë Bashkimit Evropian rolin udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi, Kosnett paralajmëroi një bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, por pa e specifikuar se kush pritet ta ketë rolin kryesor.

A do të thotë kjo që ShBA-ja do t’ia lë Bashkimit Evropian rolin udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi?

Ambasadori Kosnett: Nuk jam i sigurt nëse ‘roli udhëheqës’ është mënyra më e mirë për ta shprehur këtë. Mendoj se ka mundësi për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe nuk do të spekuloj përtej kësaj. Mendoj se ky është vit shumë i rëndësishëm për demokracinë e Kosovës dhe për marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj. Është me rëndësi që të flasim me njëri-tjetrin, që ShBA-ja dhe evropianët të flasin me njëri-tjetrin, që të gjithë të angazhohemi ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. E lidhur me këtë, dhe e kam thënë këtë qe disa vite, mendoj që kur negociatorët e Kosovës të ulen përballë palës serbe, është me rëndësi që ata do të pasqyrojnë këndvështrimet e gjera të popullit të Kosovës, jo vetëm të ndonjë partie politike të caktuar. Prandaj, shpresoj që çfarëdo qeverie e Kosovës të dalë pas zgjedhjeve, ajo do angazhohet gjerësisht dhe do të konsultohet me partitë e tjera politike, me shoqërinë civile, ashtu që të gjithë të kuptojnë se po e përfaqësojnë Kosovën. Më lejoni ta shfrytëzoj mundësinë të them edhe diçka: ende dëgjoj njerëzit duke folur thuaja se e dinë cili është qëllimi i Amerikës për Kosovën. Ata thonë: oh, amerikanët kurrë nuk do ta pranojnë një qeveri në Kosovë që përfshin këtë parti apo atë parti. E vetëm dëshiroj ta theksoj dhe do të vazhdoj ta përsëris këtë: Shtetet e Bashkuara do të respektojnë dhe do të punojnë me çdo qeveri që është e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e formuar në mënyrë kushtetuese. Ideja se janë disa parti me të cilat amerikanët do të refuzojnë të punojnë, thjeshtë nuk është e vërtetë. Kemi më shumë respekt se aq për popullin e Kosovës dhe procesin demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat