Hoxhaj për Kurtin e Osmanin: Politikanë me mentalitet autokrat, po sulmojnë institucionet e ligjit

Aktuale

Hoxhaj për Kurtin e Osmanin: Politikanë me mentalitet autokrat, po sulmojnë institucionet e ligjit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:08
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot programin e saj për Drejtësi, ndërsa kandidati i këtij subjekti për Kryeministër Enver Hoxhaj, ka hedhur akuza ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit se po kërcënon institucionet e ligjit, bashkë me Vjosa Osmanin.

”Asnjë shtet s’mund të jetë i suksesshëm pa sundim të ligjit. Sundimi i ligjit është kusht elementar për një shtet funksional”.

”Ata që nuk respetojnë këto institucione dhe ligjet, dhe Pavarësinë e Institucioneve nuk respektojnë as sakrificën e shumë brezave”.

”Është e frikshme teksa sot shohim disa politikanë duke kërcënuar pavarësinë e këtyre institucioneve. Është e rrezikshme se si Albin Kurti e Vjosa Osmani janë duke linçuar Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

”Këto dy institucione janë shtylla të funksionimit të demokracisë, sulmi ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë prej politikanëve me mentalitet autokrat”.

”Albin [Kurti] po kërcënon se ”kushdo që bën thirrje të respektohet ligji, unë do ta linçoj”. PDK ka mbetur e vetmja digë që do t’i bëjë ballë këtij mentaliteti autokrat”.

”Sepse PDK është ajo parti që ka ngritur këto institucione të pavarura shtetërore. Sepse PDK është ajo parti që përfaqëson luftën e shumë brezave për të pasur shtet, institucione në sundimin e ligjit”.

”Prandaj ne jemi e vetmja shpresë për të gjithë ata që me shumë të drejtë po kanë frikë nga një politikan si Albin Kurti”.

”Nga Albini autokrat që kërcënon Gjykatën Kushtetuese, Komisionin Qendror Zgjedhor dhe çdo institucion, politikan, analist dhe qytetar që nuk mendon njëjtë si ai”.

”Kur Parlamenti e voton një ligj është e drejtë që partitë politike të mos pajtohen rreth atij ligji. Por kur një ligj hyn në fuqi nga vota e përfaqësuesve të popullit, askush nuk guxon ta kontestojë dhe shkelë atë ligj”.

Hoxhaj nga PDK tutje ka thënë se subjekti që ky drejton, ishte i vetmi subjekt që respektoi vendimin për të larguar nga lista individë që kishin problem me ligjin.

”Sundimi i Ligjit nuk guxon të kontestohet. PDK është e vetmja parti që pa zhurmë respektoi vendimin që të largonte nga lista disa individë që kishin probleme me ligjin. Sepse PDK respekton KQZ-në dhe komisionet e pavarura. Sepse kështu ka ndodhur gjithmonë. PDK ja di vlerën këtij shteti dhe respekton institucionet e këtij shteti”.

”Për këtë arsye në këto zgjedhje përballë janë vetëm PDK dhe Vetëvendosje, në këto zgjedhje janë përballë vetëm respektimi i ligjit në njërën anë dhe kërcënimi ndaj institucioneve që zbatojnë ligjin në anën tjetër”.

Hoxhaj deklaroi se PDK-ja, është historia e Kosovës dhe lufta e UÇK-së është sulmuar me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, por PDK-ja asnjëherë nuk i ka nxjerrë njerëzit në rrugë që ta sulmojnë policinë dhe institucionet e vendit.

“As Thaçi, as Veseli dhe as unë asnjëherë nuk kemi bërë thirrje që të mos bashkëpunohet me drejtësinë, veç pse ne po goditemi. Sepse, për Thaçin, Veselin, mua personalisht dhe PDK-në, fati i Kosovës është me i rëndësishëm se fati ynë personal, ose interesi ynë partiak”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat