Rrahmani i LDK-së: Afër 2 milionë vaksina do të vijnë këtë vit, 13 mijë në muajin shkurt

Aktuale

Rrahmani i LDK-së: Afër 2 milionë vaksina do të vijnë këtë vit, 13 mijë në muajin shkurt

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:58
Imet Rrahmani

Kandidati i LDK’së për deputet, Imet Rrahmani ka thënë në emisionin zgjedhor se Kosova po e bën të pamundurën që të sigurohen vaksinat anti-Covid.

Ai thotë se gjendja me pandeminë është e njëjtë në shumë vende të rajonit dhe se kritikat janë pa substancë.

“Në bazë të informatave që i kam, vetëm Serbia është vaksinuar në rajon dhe me vaksina që i kanë ardhur si dhuratë nga Kina. A e kanë ndalur hovin pandemisë, absolut jo. Gjendja është e njëjta. Përkundër zhvillimit të madh në sistemin shëndetësor edhe shtetet tjera e kanë këtë gjendje”, ka thënë ai.

“Afër 2 milionë vaksina do të vijnë këtë vit. 13 mijë në muajin shkurt do të vijnë”, shtoi ai.

Tanimë janë zbuluar disa lloje të vaksinave nga kompanitë farmaceutike botërore. Shumë shtete kanë filluar të sigurojnë dozat e para për të parandaluar përhapjen e virusit. Problem në menaxhim të pandemisë ka lindur edhe pas zbulimit të dy varianteve të reja të koronavirusit në botë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat